Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic ka kërkuar që akuzat për trafik organesh nga lidershipi i UCK-së të hetohen nga një prokuror i pavarur.

Në një prononcim për mediat serbe, Vukcevic ka deklaruar se është i shqetësuar nga mundësia që këto akuza të hetohen nga misioni EULEX.

“Besoj se qëndrimi i organizatës Human Rights Watch dhe raportuesit Dick Marty për të pasur një prokuror të pavarur është zgjidhja më e mirë”, ka deklaruar Vukcevic.

Ndërkohë, misioni EULEX ka nisur hetimet e para mbi akuzat për trafik organesh, duke kërkuar nga ngritësit e tyre që të paraqesin provat.

Top Channel