Gjykata e Hagës njoftoi sot se më 23 shkurt do ta marrë vendimin për ish-gjeneralin e policisë serbe, Vlastimir Gjorgjevic, lidhur me rolin e tij në spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Pas gjykimit që zgjati më shumë se dy vjet, gjatë të cilit u paraqitën 105 dëshmitarë të prokurorisë dhe u prezantuan më shumë se 2.500 dëshmi, Gjorgjevic do të mësojë më në fund fatin e tij për krimet që pretendohet se janë kryer në periudhën janar-qershor të vitit 1999.

62-vjecari u gjykua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, konkretisht për vrasjen e qindra shqiptarëve dhe dëbimin e 800 mijë të tjerëve nga Kosova.

Prokurori Cester Stamp e akuzoi atë për pjesëmarrje në fushatën e spastrimit etnik. Gjorgjevic u arrestua në Mal të Zi në qershor të vitit 2007.

Top Channel