Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Vlora Citaku ka deklaruar se Prishtina zyrtare është e gatshme të bisedojë me Serbinë.

Megjithatë, ajo ka theksuar se bisedimet do të mund të nisin vetëm pas institucioneve të reja që do të krijohen pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Kosova gjithmonë është treguar e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike dhe si dy shtete të barabarta. Megjithatë, dialogu me Serbinë do të mund të fillojë pas krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit”, ka pohuar Citaku në një ceremoni diplomimi, ku merrte pjesë edhe ambasadori francez, Francois Fitu.

Nga ana e tij, diplomati francez është shprehur se dialogu duhet të fillojë menjëherë pasi Kosova të ketë zgjidhur “dy ose tre” probleme me të cilat po ballafaqohet.

“Franca e mbështet zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe po ashtu, Bashkimi Evropian është i gatshëm që ta mbikëqyrë atë”, ka deklaruar Fitu.

Top Channel