Berisha: Ndërtimi i stadiumit, në 2012

02/02/2011 12:05

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ritheksuar se stadiumi i ri do të jetë gati në vitin 2012, “në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se stadiumi do të jetë “modern, funksional dhe me një kapacitet në proporcion me qytetin”.

“Arkitektura e tij, funksionaliteti i tij do të jenë të parametrave më të mira”, u shpreh kryeministri.

Berisha sqaroi se realizimi I këtij projekti do të bëhet i mundur nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta