Goldie, qeni shepard, është një aktor në televizionet gjermane.

Për momentin ai po “interpreton” në një film për tragjedinë ajrore të Hidenburgut të vitit 1937. Në këtë film, Goldie është qeni i një artisti kabareje që kundërshton regjimin e Hitlerit në Gjermani.

Qeni është mësuar të bëjë përshëndetjen naziste “Heil Hitler” dhe kjo gjë ka shkaktuar polemika të shumta.

“Goldie është një qen filmash dhe mëson shumë gjëra. Përshëndetjen naziste ja kam mësuar unë”, thotë stërvitësi i tij.

Por, me këtë gjë nuk janë dakord disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve.

“Pse duhet që t’i mësojmë se si të respektojë vrasësin më të madh të njerëzimit një krijese që nuk kupton”, thotë Jens Muller nga Berlini.

Në Gjermani, e kaluara naziste e vendit nuk është asnjëherë objekt humori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA