Një vit nga kriza e borxheve të mëdha, duket se Greqia ka nisur rimëkëmbjen, falë reformave drastike të ndërmarra nga qeveria e Papandreut.

Në forumin ekonomik të Davosit, në Zvicër, kryeministri grek paraqiti platformën për reduktimin e borxhit dhe masat që janë marrë deri tani.

Sipas tij, deficiti buxhetor në 2010 ra me 6%, kurse për 2011-n parashikohet të bjerë me 11%, plan ky tepër ambicioz.

Greqia ka 200 miliardë euro borxhe për të shlyer dhe për t’ia arritur qëllimit ka shkurtuar shpenzimet dhe rritur taksat.

Top Channel