Njerëzimi po humb betejën me infarktin

01/02/2011 21:05

Gjithmonë e më shumë njerëz po vuajnë nga kolesteroli i lartë në gjak dhe gjithmonë e më pak prej tyre janë duke marrë kurimin e nevojshëm, ishte përfundimi i studimit më të gjërë ndonjëherë rreth këtij problemi.

Në total, 147 milion njerëz u morrën në studim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raportoi gjatë ditës BBC-së.

Niveli i lartë i kolesterolit është përgjegjësi kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, që me 17 milion vdekje në vit, janë arsyeja e parë e vdekshmërisë në botë.

Ndërsa numri i njerëzve me nivel shumë të lartë kolesteroli në gjak rritet, gjithmonë e më pak persona vendosën në trajtimin e një ilaçeve që reduktojnë nivelin e kolesterolit.

Statistikat u grumbulluan për një periudhë 10-vjeçare, në vende si Anglia, Gjermania, Japonia, Jordania, Meksika, Skocia, Tajlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë periudhë kohore, u provua një rritje e ndjeshme e njerëzve me nivel të lartë kolesteroli në gjak. Ushqimet e shpejta qëndrojnë në zanafillën e këtij problemi.

Neglizhenca mbetet një problem i madh, ndërsa në vendet e varfëra, pengesa kryesore mbetet çmimi i lartë i medikamenteve.

Në raportin e OBSH-së, shkruhej se është e gabuar të konsiderohen sëmundjet kardiovaskulare si sëmundje të shtresave të varfëra, pasi ato godasin kryesisht shtresat e mesme të popullsisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta