
Është ndalur në barazim pa gola ndeshja hapëse e javës së 23 të Serisë A. supersfida mes Milanit e Lacios të luajtur mbrëmjen e sotme në San Siro.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e balancuar me një epërsi të lehtë të Milanit, por megjithë përpjekjet e Ibrahimovic & Co, rrjeta kundërshtare nuk është prekur.
Me nisjen e pjesës së dytë, Milan shton presionin, por skuadra e Lacios mbrohet mjaft mirë, duke mos lejuar thuajse asnjëherë rrezikimin serioz të portës së tyre. Për t’u përmendur në këtë pjesë një rast shpërdorua nga Ibrahimovic në minutat e para të saj, si dhe episodi i dhunshëm ku blerja më e re e Milanit, Legrotalje, detyrohet të braktisë fushën pas një kontakti me lojtarin e Lacios, Kozak.
Mbrëmjen e së mërkurës luhen ndeshjet e tjera të javës së 23 të Serisë A, ku spikat Palermp-Juventus, ndërkohë që Roma do të presë në Olimpiko Breshian e Inter luan të enjten në transfertë ndaj Barit.
Top Channel