Matri: Ju tregoj se i vlej 15 milionë eurot

01/02/2011 20:10

Juventusi prezantoi gjatë pasdites blerjen e tij të fundit, sulmuesin Alessandro Matri, i cili theksoi se është shumë i motivuar nga 15 milionë eurot që mund të shpenzojnë bardhezinjtë për të.

Ish-lojtari i Cagliarit mbërrin në Torino i huazuar deri në fundin e sezonit, por transferimi mund të bëhet përfundimtar, nëse bardhezinjtë do të pagujnë 15 milionë euro në qershor.

”Juventusi është rasti i artë i jetës sime”, deklaroi Matri. “Presidenti i Cagliarit dëshironte të më mbante, por i shpjegova me sinqeritet se çfarë do të thonte për mua që të luaja me këtë fanellë dhe ai më kuptoi.

Tani jam shumë euforik dhe shpresoj që të jem në gjendje t’i ngre moralin edhe shokëve të skuadrës. E di që klubi ka bërë një sforco shumë të rëndësishme për mua dhe dua të justifikoj shpenzimin me sa më shumë gola”.

Nga ana e tij, drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, shpjegoi se operacioni i Matri-t nuk ishte aspak i thjeshtë. “Ne vendosëm të përqendroheshim tek Matri, sepse ai është futbollisti që na jep garancitë më të mëdha.

Edhe në një karakter ekonomik, jemi të vendosur ta bëjmë kalimin e tij në skuadrën tonë përfundimtar. Konkurrenca që na u desh të mposhtim ishte e madhe, me Milanin që kërkonte ta blinte menjëherë për sezonin e ardhshëm dhe Lazion që kishte paraqitur gjithashtu një ofertë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA