Në Maqedoni janë shtuar apelet e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të gjitha forcat politike të opozitës, përfshirë ato shqiptare, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve, duke akuzuar pushtetin aktual për dështim në planin ekonomik dhe atë të integrimit.

Opozita ka braktisur punimet e Parlamentit dhe kjo situatë ka shtuar gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lidhja SocialDemokrate pas braktisjes së Parlamentit bëri thirrje për organizimin e shpejtë të zgjedhjeve, duke e vlerësuar qeverinë si anti-demokratike dhe anti-popullore.

Ndërkohë, edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaci përsëriti dje apelin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Vlerësoj se varianti më i dhimbshëm, më i qetë dhe më demokratik për të dalë nga kjo krizë është shkruaja e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të gatshëm, por kërkojmë ndryshime në kodin zgjedhor”, tha Thaci.

Top Channel