Loja e parë e dizenjuar nga një i verbër

01/02/2011 09:30

Jonathan Chacon ka humbur shikimin para 15 vitesh.

Tani, në moshën 31-vjeçare, spanjolli është programuesi i parë i verbër që i ka shitur “Apple” një lojë për iPad dhe iPhone.

Bëhet fjalë për një version të lojës “Minesweeper” (loja e minave) të cilën mund ta luajnë personat me aftësi të kufizuara dhe jo vetëm. Me pak fjalë, një lojë për të gjithë.

Aplikacioni i Chacon është prezantuar ditën e djeshme.

Për momentin, kjo lojë është e disponueshme në 5 gjuhë: anglisht, italisht, spanjisht, frengjisht dhe suedisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA