Kuci: Askush s’mund të shantazhojë PDK-në

01/02/2011 14:25

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuci ka deklaruar se kjo parti nuk mund të shantazhohet nga subjektet e tjera për të formuar koalicionin qeverisës.

Në një intervistë për “RTK”, Kuci është shprehur se PDK, e cila doli fituese në zgjedhje, ka emëruar tashmë Hashim Thacin për kryeministër të Kosovës.

“Për PDK-në nuk është problem të ketë një shumicë rreth vetes prej 61 apo 75 deputetësh, prandaj askush të mos llogarisë se mund të na shantazhojë me kërkesa joreale për krijimin e qeverisë”, ka pohuar Kuci.

Deklarata e tij vjen pas zërave se partitë e tjera si AAK dhe AKR kërkojnë njëra postin e kryeministrit dhe tjetra të presidentit për të formuar koalicionin qeveritar.

Kuci ka shtuar se PDK po pret certifikimin e zgjedhjeve për të hyrë në negociata me partitë e tjera për të bashkëqeverisur.

Top Channel