Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka caktuar këshilltarin e saj për cështjet ballkanase, Robert Cooper, si ndërmjetës në bisedimet e reja Kosovë-Serbi.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja serbe “Vecernje Notosti”, sipas të cilës Cooper është një personazh shumë i njohur në Prishtinë.

Ndërkohë, njofton gazeta, po shqyrtohet formati i pjesëmarrjes së SHBA në bisedime, të cilat pritet të dërgojnë një përfaqësues që do të këshillojë ekipin e Prishtinës.

Dialogu Beograd-Prishtinë do të nisë në muajin mars në Bruksel dhe temat e para pritet të jenë telekomunikacioni, kadastra dhe ajo e të zhdukurve.

Top Channel