Kosovë, 22 ankesa pas rezultateve zyrtare

01/02/2011 13:10

22 ankesa janë depozituar nga partitë politike në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave AAK dhe AKR kanë depozituar nga tre ankesa, Vetëvendosje, LDK dhe PDAK nga dy, PDK një, ndërsa të tjerat janë bërë nga partitë e minoritarëve.

Burimet saktësojnë më tej se PZAP ka një afat prej 72 orësh për të marrë vendime mbi ankesat në fjalë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë nxorrën fituese PDK-në me 34 deputetë, e ndjekur nga LDK me 27, Vetëvendosje me 14, AAK 12 dhe AKR 8 deputetë.

Top Channel