Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka deklaruar lidhur me raportin e Dick Marty, se nëse raportuesi i KiE ka prova duhet t’ia dorëzojë ato EULEX-it dhe të bashkëpunojë me të.

Deklaratën e tij Barroso e ka bërë dje gjatë një vizite në Beograd, ku është takuar me kryeministrin serb Mirko Cvetkovic.

Barroso ka vlerësuar me nota pozitive gatishmërinë e Beogradit për të trajtuar si cështje të ndara raportin e Marty në KiE dhe dialogun me Prishtinën.

Presidenti i KE ka theksuar se, shpreson që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë rastin që të zgjidhin cështjet praktike që do t’u lehtësonin jetën qytetarëve.

Top Channel