Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehet e gatshme të marrë pjesën e përgjegjësisë së vet nëse hyn në qeveri, apo nëse mbetet në opozitë.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, i cili është shprehur se po presin certifikimin e rezultateve dhe ftesën nga partia fituese për bisedime rreth krijimit të koalicionit qeverisës.

Megjithatë, zyrtarë të AAK-së kanë pohuar se do të hyjnë në qeveri vetëm nëse udhëheqin me të.

Isufi nuk ka shprehur ndonjë qëndrim të prerë lidhur me koalicionin me PDK-në, por ka theksuar se Kosovës i duhet një qeveri e qendrueshme, e cila mund ta cojë mandatin deri në fund.

Top Channel