Policia serbe ka bastisur mëngjesin e sotëm në Beograd apartamentin e Darko Mlladic, të birit të Ratko Mlladic, i kërkuar nga gjykata e Hagës për genocid dhe krime lufte.

Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorisë për Krimet e Luftës, sipas të cilës qëllimi i operacionit është mbledhja e provave që mund të cojnë drejt kapjes së ish-komandantit serb të Bosnjës.

Gjatë 14 viteve të fundit banesat e familjarëve dhe të afërmve të Mlladic janë bastisuar disa herë, por deri tani pa rezultat.

Pak kohë më parë, “NYT” shkruante në një artikull të sajin se Mlladic fshihej në Beograd, në një lagje luksoze të kryeqytetit serb.

Top Channel