Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas bojkotit të Parlamentit nga ana e partive opozitare.

KE po ndjek situatën politike dhe ka kërkuar dialog urgjent midis forcave politike, me qëllim përmbushjen e kritereve për procesin e integrimit të vendit në BE.

Natasha Butler, zëdhënëse e komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle, i ka bërë thirrje të gjitha partive, nga pozita dhe opozita, që të punojnë bashkarisht dhe të rikthejnë dialogun në nivel institucional.

“KE vlerëson se debati politik duhet të udhëhiqet në institucionet vendore, sic është Parlamenti. I bëjmë thirrje të gjithë politikanëve që të punojnë së bashku dhe të fillojnë dialogun duke vënë në funksion Parlamentin”, ka deklaruar Butler.

Top Channel