Hopkins, mirënjohës ndaj bashkëshortes
31/01/2011 13:40
Anthony Hopkins është martuar me kolumbianen Stella Arroyave në vitin 2003 dhe jeta i ndryshoi krejtësisht.
Aktori britanik tha se njohja e bashkëshortes së tij e ndihmoi të kalonte “depresionin e lehtë” që po kalonte në atë kohë.
“Cdo ditë Stella zgjohet e lumtur. Është shumë person pozitiv. Më ka mësuar se jetën duhet ta marr si të vijë. Tani jetoj i qetë”, tha Hopkins.
Gjithashtu Hopkins shprehet se bashkëshortja e tij e ka ndihmuar edhe se si të përballet me famën.
“Tashmë nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për mua”, përfundon aktori.
Top Channel