Deputeti zviceran Dick Marty, raporti i të cilit vuri në lëvizje gjithë politikën europiane, në një intervistë për gazetën shqiptaro-zvicerane “Bota Sot” tregon se hetimi i tij u bazua mbi librin e Carla del Pontes.

Marty e mbron raportin e tij duke thënë se ai nuk është kundër shqiptarëve, por thjesht kërkon të vërtetën mbi ngjarjet e vitit 1999.

Pyetjes se përse në raportin e tij, zoti Marty nuk flet për krimet serbe e për qindra qyetarë të Kosovës të zhdukur që nga koha e luftës, apo për ata që ndodhen të varrosur në varreza masive në Serbi, senatori zvicerian iu përgjigj:

“Detyra ime ishte e kufizuar në deklartimet e bëra në librin e zonjës Del Ponte dhe nëse shihni titullin e këtij raporti, ky ishte misioni im. Për Kosovën janë bërë prej kolegëve të mi një sërë raportesh, por raporti im specifik merret me këto akuza. Detyra ime ishte shumë e kufizuar”, deklaroi senatori zvicerian për “Bota Sot”, duke shtuar se nëse lexohet raporti nuk mund të thuhet se është pro serb, sepse në rekomandimet tona u themi edhe serbëve që të përmbushim detyrimet e tyre.

Top Channel