Australian Open, triumfon Djokoviç

30/01/2011 14:10

Serbi Novak Djokoviç ka fituar turneun “Australian Open” duke mundur në finale britanikun Andy Murray me rezultatin 3-0 (6-4, 6-2, 6-3).

Për Djokoviç ky është titulli i dytë Grand Slam, pas fitores në vitin 2008 të po këtij turneu.

Loja efektive në fundore e serbit dhe shërbimet jo të mira të skocezit bënë që fitorja e Djokoviç të ishte e padiskutueshme në një lojë ku Murray u shfaq në vështirësi gjatë gjithë kohës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA