Zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic ka deklaruar se raportuesi i KiE, Dick Marty ka nisur negociatat e para me misionin EULEX lidhur me akuzat për trafik organesh në Kosovë.

Në një prononcim për gazetën serbe “Blic”, zëdhënësja ka bërë të ditur se bisedimet janë përqendruar në garancitë që mund të ofrojë EULEX për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Kontaktet janë duke vazhduar. Marty po kërkon garanci për dëshmitarët. Nuk mund të zbuloj më shumë detaje”, ka deklaruar Kocijancic. Ajo ka shtuar më tej se BE ka besim tek organizimi i misionit evropian në Kosovë për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Top Channel