Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social-Demokrate braktisi dje Parlamentin për një afat të pacaktuar duke drejtuar akuza ndaj mazhorancës.

Drejtuesi i saj, Branko Cervenkovski theksoi se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në punimet e Parlamentit për t’i dhënë legjitimitet qeverisë së Nikolla Gruevskit.

Cervenkoski tha se bojkotimi i Parlamentit po bëhet pas ngjarjeve të fundit me televizionin A1, ku gjykata vendosi ngrirjen e llogarive bankare të këtij televizioni dhe të gazetave që janë në pronësi të biznesmenit Velija Ramkovski.

Ky i fundit u arrestua në operacionin “Rrjeta”, nën akuzat për fshehje tatimesh dhe dëme të buxhetit shtetëror.

“LSDM nuk ka ndërmend t’i japë legjitimitet kësaj qeverie jodemokratike dhe jopopullore. Nga dita e sotme nuk do të marrim pjesë në punimet e Parlamentit”, deklaroi Cervenkovski.

Top Channel