Zyrtari i lartë i LDK-së, Eqrem Kryeziu ka akuzuar PDK-në e Hashim Thacit se nuk është sjellë në mënyrë korrekte gjatë kohës së bashkëqeverisjes.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, Kryeziu ka deklaruar se këtë herë LDK-ja do të qendrojë në opozitë, pasi nuk ka më vend për marrëveshje me Thacin.

“Thaci ka thënë se nuk na ka lutur neve për të hyrë në koalicion dhe tani s’ka se si të na thërrasë më. Personalisht edhe herën e parë kam qenë i gatshëm të qendroj në opozitë, por dolën cështje madhore për vendin dhe hymë në bashkëqeverisje me PDK-në, e cila luajti bixhoz me ne”, ka deklaruar Kryeziu.

Top Channel