Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se Serbia nuk do të ndodhet kurrë para dilemës, Kosovën ose Bashkimin Evropian.

“Unë jam i angazhuar për procesin e integrimeve dhe jo për këndvështrimet eventuale që largojnë Serbinë nga Evropa. Unë mendoj se Serbia ka një perspektivë të qartë drejt BE-së”, ka pohuar Kacin.

Deklarata e tij vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, se vendosja e Serbisë para kësaj dileme do të kishte pasoja për stabilitetin e Ballkanit.

Më tej, Kacin ka vlerësuar me nota pozitive deklaratën e presidentit serb Boris Tadic për të filluar sa më shpejt bisedimet e reja me Kosovën.

Top Channel