Ish-diplomati amerikan James Hooper ka deklaruar se nëpërmjet institucioneve efektive, Kosova duhet të dëshmojë se po ecën përpara dhe se nuk është një shtet i dështuar.

Në një interviste për “REL”, Hooper është shprehur se rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës për raportin e Dick Marty nënkupton se njerëzit duan që akuzat e tij të hetohen.

“Këto akuza e kanë dëmtuar shumë reputacionin e Kosovës. E kuptoj që mes kosovarëve ka zemërim për këtë cështje dhe njerëzit besojnë se akuzat nuk janë të vërteta. Por, nëse shkoni jashtë Kosovës, do të shihni që qasjet në Evropë ndryshojnë shumë. Atje pritet që këto akuza të hetohen dhe trajtohen në mënyrën e duhur”, ka thënë Hooper.

Top Channel