Goditje e madhe e Napolit, merr Inler-in
29/01/2011 14:00
Napoli mbylli me sukses marrëveshjen me Udinesen për të shumëkërkuarin Gokhan Inler, raportoi në numrin e sotëm “Gazzetta dello Sport”.
Marrëveshja është arritur mbi bazën e 13 milion eurove, por transferimi i lojtarit do të ndodhë vetëm në verë, pasi Udinese nuk dëshironte të dobësohej në mesin e kampionatit.
Vetëm dy ditë më parë ishte siguruar edhe kartoni i mbrojtësit të talentuar 23-vjeçar të Espanyolit, Victor Ruiz. Ky i fundit ka mbërritur tashmë në Napoli.
Përflitet se është bërë gati një ofertë prej shtatë milion eurosh, për sulmuesin sllovak Matavz, për momentin në radhët e Groningenit. Në orbitën napolitane mbetet edhe mesfushori i Catanias, Mascara.
Top Channel