Clijsters triumfon në Australian Open

29/01/2011 12:10

Tenistje belge, Kim Clijsters, fitoi titullin e saj të parë në Australian Open, pasi mposhti në finale rivalen kineze Na Li.

Ndeshja e zhvilluar në Melburn përfundoi disa minuta më parë. Clijsters fitoi me rezultatin 6-3, 3-6, 6-3, duke privuar Li-në nga shndërrimin në kinezen e parë që fiton një Grand Slem.

”Jam shumë e emocionuar, por dua të përgëzoj Li Na-në për tenisin e shkëlqyer”, deklaroi belgia në momentin e dorëzimit të trofeut. “Kam luajtur edhe më parë ndaj saj, por ishte hera e parë që diskutonim një titull.

Shpresoj shumë të kem edhe finale të tjera ndaj Li-së, pasi ajo është një teniste e shkëlqyer. Është një moment veçanërisht i lumtur për mua, pasi asnjëherë nuk kisha mundur të dilja në lojën time më të mirë në Australi”.

Top Channel