Pavarësisht deklaratave se nuk do të bëjë koalicion me Hashim Thacin, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se po afrohet me PDK-në.

Përfaqësuesi i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se ky subjekt është i gatshëm të bisedojë me PDK-në nëse do të ketë një ofertë për koalicion nga kjo e fundit.

Tahiri nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, por pritet që qëndrimi i AAK-së të zyrtarizohet pas një mbledhjeje që do të mbahet pas certifikimit të zgjedhjeve.

Ndërkohë, sipas mediave kosovare, disa eksponentë të AAK-së, mes të cilëve Naim Maloku, Haki Shatri, Pal Lekaj, Ali Berisha dhe Bislim Zyrapi janë pro koalicionit me AAK-në.

Top Channel