Paltrow: Dua të qëndroj afër fëmijëve

28/01/2011 18:30

Aktorja Gwyneth Paltrow kërkon që të jetë gjatë gjithë kohës pranë dy fëmijëve të saj (6 dhe 4 vjeç).

Paltrow ndihet keq kur duhet të qëndrojë larg tyre për shkak të xhirimit të ndonjë filmi, por pranon se fëmijët e saj janë të pavarur dhe nuk krijojnë probleme kur i mungon nëna në shtëpi.

“Mendoj se në pesë vitet e para të jetës, një nënë duhet të qëndrojë sa më shumë kohë pranë fëmijës së saj. Sa herë që kthehem në shtëpi mundohem të kaloj sa më shumë kohë me ta”, tha Paltrow.

Top Channel