Nicole Kidman, një nënë e lumtur
28/01/2011 16:40
Nicole Kidman ka marrë një kënaqësi të madhe nga fëmijët e saj të adoptuar që jetojnë me ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise, kur i dhuruan një shportë të madhe me dhurata për lindjen e vajzës së saj të dytë me Keith Urban.
Aktorja nuk ka mundur të mbajë dot lotët e gëzimit sepse dhuratat ishin përzgjedhur me shumë kujdes nga Isabella (18 vjeç) dhe Connor (16 vjeç).
“Në shportë kishte lodra për vajza të vogla dhe shumë rroba për fëmijën. Gjithçka ishte e menduar mirë”, tha një burim pranë Kidman.
Top Channel