Raportuesi i KiE, Dick Marty është shprehur skeptik ndaj mundësisë që misioni EULEX të hetojë trafikun e organeve njerëzore, për të cilin ai akuzon lidershipin kosovar.

Në një intervistë për faqen serbe të internetit “Vesti”, Marty ka deklaruar se hetimi i kësaj cështjeje duhet të bëhet përmes një strukture “ad hoc”, baza e të cilës të mos jetë në Kosovë.

“Nuk mendoj se EULEX, në mënyrën sesi është organizuar dhe duke vepruar sot, mund të bëjë një hetim të detajuar”, ka deklaruar Marty.

Ai ka shtuar se arsyeja e vetme për këtë qëndrim të tijin është dështimi i strukturave ndërkombëtare në mbrojtjen e dëshmitarëve.

Top Channel