Vendimi i kryeministrit kosovar Hashim Thaci për të rritur me 50 për qind rrogat e punonjësve të sektorit publik mund ta fusë Kosovën në një krizë buxhetore.

Kështu shkruan e përditshmja lokale “Zëri”, sipas të cilës alarmi në fjalë është dhënë nga përfaqësuesit e Pesëshes, të cilët kanë mbërritur dje në Prishtinë.

Sipas burimit, zyrtarët e huaj kanë diskutuar me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, duke i kërkuar atij që të kundërshtojë këtë vendim.

Gjithashtu, zyrtarët janë takuar edhe me përfaqësues të FMN-së në Prishtinë, të cilët i kanë paralajmëruar për një kolaps financiar nëse vendimi hyn në fuqi.

Por, shkruan më tej “Zëri”, tashmë punonjësit e sektorit publik, kryesisht ata të arsimit dhe shëndetësisë, e kanë nënshkruar vendimin në fjalë.

Top Channel