
Pasi siguroi Pazzini-n nga Sampdoria, Interi është vënë në gjurmët e Gareth Bale të Tottenhamit, për të cilin është bërë një ofertë marramendëse.
Uellsiani është shndërruar në objektivin e preferuar nga Moratti, sidomos pasi mrekulloi në të dy ndeshjet kundër Interit në Champions League. Në fitoren 4-3 të zikaltërve në “San Siro”, ai realizoi tre gola të mrekullueshëm.
Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, Moratti ka prezantuar një ofertë prej 40 milion eurosh për mbrojtësin e majtë. Shuma është e pamundur të mos merret në konsideratë prej Spërsave.
Pavarësisht se është e qartë që Bale vlen shumë para, oferta e Interit e tejkalon kuotimin e 21-vjeçarit, që me këtë ofertë vlerësohet si një yll i nivelit botëror.
Ndërkohë, Sanchez-i i Udineses duket gjithmonë e më pranë kalimit tek Chelsea, me Ancelotti-n që i çmon shumë cilësitë e kilenit.
Top Channel