Film për lidhjen William-Middleton
28/01/2011 10:15
Një film i veçantë është xhiruar në Angli, pasi ai ka si subjekt lidhjen disa-vjeçare të Princit Williams me Kate Middleton.
Çifti do të lidhet në martesë në 29 prill 2011 dhe një shtëpi kinematografike ka vendosur të përfitojë nga interesi i veçantë që ka ngjallur evenimenti.
Filmi do të transmetohet një javë përpara martesës së Mbretit të ardhshëm të Britanisë. Nico Evers-Swindell do të interpretojë Williams-in, ndërsa Ben Cross, i bërë i famshëm me paraqitjen e tij në “Star Trek”, portretizon babain e tij, Princin Charles.
Top Channel