Vettel, i lidhur me Red Bullin deri në 2012-n

27/01/2011 16:15

Sebastian Vettel do të vazhdojë me Red Bullin edhe një sezon tjetër deri në 2012, nëse do të arrijë në këtë sezon objektivat sportivë të përcaktuar në kontratën e tij, lajmëroi gjatë ditës e përdishmja spanjolle “Marca”.

Gazeta njoftoi se kontrata e Vettel-it, ndonëse skadon në fundin e sezonti aktual, ka të përfshirë një seri klauzolash për paraqitjen. Nëse gjermani do të arrijë garojë me rendiment të lartë, kontrata do të rinovohet në mëyrë automatike edhe për një vit.

Për kampionin e botës në fuqi përflitet prej muaji një kalim i mundshëm tek Ferrari, ku duhet të zëvendësonte Felipe Massa-n, për t’u shndërruar në shok skuadre me rivalin e tij më të madh, spanjollin Fernando Alonso.

Top Channel