Sulmi i Barçës arrin kuotën e 70 golave

27/01/2011 16:05

Tre sulmuesit kryesorë të Barcelonës, Messi, Villa dhe Pedro u ngjitën në kuotën e 70 golave deri në këtë pikë të sezonit, pasi të tre arritën të realizonin në fitoren 5-0 me Almerian në Kupën e Mbretit, zhvilluar mbrëmë.

Fituesi i Topit të Artë në 2010-n, Lionel Messi, është më përcaktuesi më të gjithë, me 19 gola të realizuar në 17 ndeshje kampionati, shtatë rrjeta në Kupë dhe gjashtë të tjerë në Champions League. Së bashku me tre golat ndaj Sevilla-s në Superkupën e Spanjës, ai ngjitet në kuotën e 35 golave, kur mbetet edhe gjysma e sezonit për t’u luajtur.

Ritmi i Villa-s është përmirësuar gradualisht, për të arritur në 14 gola në 19 ndeshje kampionati, dy në Champions dhe një në Kupën e Mbretit. Përsa i përket të riut Pedro, ai ka shënuar 11 gola në 19 takime, plus katër në Kupë dhe tre në Champions.

Top Channel