Mourinho: Do të kthehem në Angli

27/01/2011 12:30

Jose Mourinho do të kthehet së shpejti në Premier League.

Trajneri portugez i Real Madrid flet për një rikthim të tijin në Angli në verën e ardhshme.

Sipas ‘The Sun’, ish-trajneri i Chelsea kërkon të rifitojë edhe njëherë “pasionin për të stërvitur” të cilën mund ta ketë humbur në Madrid.

“Kam vendosur të kthehem në Angli. Nuk e kam vendosur ende të ardhmen time, por thjesht dua të jem i lumtur. Nuk kam preferenca midis Manchester United, Manchester City apo Chelsea”, tha Mourinho.

Top Channel