Monaghan, një “djall” i çmendur

27/01/2011 18:35

Një prej protagonistëve kryesorë të serialit “Të humbur” (Lost), Dominic Monaghan, u fotografua në Los Anxhelos, një ditë më pare, duke mbajtur krenar fanellën e skuadrës së tij të zemrës, Manchester United.

Dashuria e tij e çmendur për “Djajtë e Kuq” çoi më parë edhe në një ndryshim të vogël skenari në serialin “Të humbur”, ku edhe personazhi i tij, Charlie Pace, ishte një tifoz i zjarrtë i United.

Disa ditë më parë, Monaghan ishte fotografuar duke “boshatisur” një dyqan ku shiten produktet zyrtare të Manchester-it.

Top Channel