Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka deklaruar se druhet se raporti i tij për trafikun e organeve njerëzore mund të mbetet vetëm fjalë të shkruara në letër.

“Sapo bëhet fjalë për procesin ndaj dikujt që është në pozitë të lartë politike apo në hierarkinë kriminale, konstatojmë se thjesht nuk ka dëshmitarë”, ka pohuar Marty për radion shtetërore britanike.

Ai ka theksuar se dëshmitarët dhe familjet e tyre po frikësohen, pasi sipas tij, në disa raste ka pasur edhe vrasje.

“Më shumë më ka shokuar fakti se raporti im ka nxitur skandale, ndërsa vrasjet e dëshmitarëve që kanë ndodhur në vitet e fundit janë përcjellë me indiferencë”, ka shtuar Marty.

Top Channel