Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar sot se pas pak ditëve do të publikojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare.

Komisioni ka deklaruar se aktualisht ndodhet në proces verifikimi dhe numërimi të votave me kusht, i cili pritet të përfundojë brenda tre ose katër ditësh.

Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar vetëm dy nga 13 ankesat e bëra për procesin e rivotimit në Mitrovicë.

Ankesat në fjalë kanë të bëjnë, njëra me shkeljen e heshtjes zgjedhore nga LDK përmes sms-ve dhe tjetra me vendosjen e posterave nga e njëjta parti dhe PDK-ja pranë qendrave të votimit.

Kryetari i PZAP, Shukri Sylejmani ka deklaruar se afati i ankesave ka skaduar dhe se tani subjektet që duan të apelojnë mund ta bëjnë këtë vetëm tek Gjykata Supreme.

Top Channel