
Është e qartë që vajza e sapolindur e Nicole Kidman, Faith Margaret Kidman Urban, do të rritet pa i munguar asgjë… por, vetëm materjalisht. Siç raportoi “The Guardian”, aktorja ka një familje që askush nuk do të dëshironte.
Faith do të rritet në një supervilë me shtatë dhoma, tetë banjo, një fushë tenisi, pishinë apo teatër personal, por gjithashtu edhe me dy motra e një vëlla të adaptuar që nuk dihet nëse do ta thërrasin ndonjëherë motër.
Në fakt, dy femijet vajza që aktorja australiane adoptoi në kohën kur ishte e martuar me Tom Cruise, prej vitesh nuk e thërrasin më nënë. Faith është fëmija i parë biologjik i Nicole-s, e cila është nënë e katër fëmijëve.
Të njohurit e saj thonë se Kidman ndihet veçanërisht e shqetësuar për vajzën e madhe, 18-vjeçaren Bella, e cila preferon të kalojë shumicën e kohës me babane e adoptuar, Tom Cruise dhe gruan e tij, Kate Holmes.
Në fakt, Bella është fotografuar disa herë duke u përkujdesur për vajzën 4-vjeçare të Tom-it, Suri.
Top Channel