Qëndrimi i shtetit kroat ndaj fenomenit të korrupsionit ka ndryshuar tërësisht. Kështu ka deklaruar presidenti kroat Ivo Josipovic, i cili ka paralajmëruar politikanët se nuk do t’u shpëtojnë ndëshkimeve në raste abuzimi me detyrën.

“Ndryshimi është aq i dukshëm, sa nuk do të ketë politikanë që do të mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë”, ka pohuar Josipovic.

Deklaratën e tij, presidenti kroat e bëri gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë në Zagreb.

Treguesi i fundit që qeveria kroate po lufton korrupsionin është arrestimi i ish-kryeministrit Ivo Sanader në Austri, nën akuzën e korrupsionit.

Top Channel