Adebayor prezantohet si madrilen
27/01/2011 16:00
Sulmuesi afrikan, Emauel Adebayor, u prezantua sot si futbollisti i ri i Realit të Madridit, i huazuar deri në fundin e sezonit me të drejtë blerje për 15 milion euro.
Në deklaratën e tij të parë si madrilen, Adebayor theksoi miqësinë që e lidh me Benzema-në. “Nuk kam ardhur këtu për ta zëvendësuar, por për të fituar së bashku me Karim-in”, deklaroi ish-lojtari i Arsenalit e Manchester City-t, ndër të tjera.
Nga ana e tij, drejtori sportiv Jorge Valdano nënvizoi se Adebayor nuk ishte një zgjedhje e përkohshme e keqja. “Është e qartë që në janar është gjithmonë e vështirë të sigurosh futbollistë cilësorë, por Emmanuel-i ka qenë gjithmonë një prej përparësi për Mourinho-n”.
Top Channel