Superliga, Dinamo e nis mbarë 2011-n

26/01/2011 16:45

Dinamo nisi vitin 2011 me fitore, ndërsa mposhti 3-1 Elbasanin falë dy golave të shënuar nga Bakaj, në një ndeshje të zhvilluar sot gjatë drekës.

Nga ana e tij, Elbasani është duke përjetuar një moment aspak të mirë dhe të mbushur me pasiguri, për shkak të problemeve mes aksionerëve.

Falë kësaj fitoreje dinamovitët ngjiten në vendin e katërt me 28 pikë, mbi Tiranën, e cila mund të rimarrë këtë pozicion në rast fitoreje me Skëndërbeun, në ndeshjen e prapambetur.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar njëkohësisht gjatë ditës, Shkumbini dhe Teuta u ndanë në barazimin 1-1.

Durrsakët nuk mundën të shfrytëzonin superioritetin numerik dhe të siguronin një fitore të çmuar në transfertë, pasi Shkumbini luajti për shumicën e lojës me dhjetë lojtarë.

Peqinasit kaluan në avantazh me një supergol nga Bekim Kuli në të 59’, por për miqtë barazoi Çota disa minuta më vonë. Të dyja skuadrat mbeten në vendin e shtaët dhe të tetë të renditjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta