Shtohen zërat për ndryshime në qeverinë Gruevski në Maqedoni, aleate e së cilës është edhe partia shqiptare e Ali Ahmetit, BDI.

Mediat maqedonase shkruajnë se të paktën 5 titullarë në ministritë më të rëndësishme të qeverisë pritet të ndërrohen në ditët e ardshme.

Asgjë nuk është zyrtare dhe emrat të cilët do të zëvendësohen ende nuk dihen. Gjithashtu enigmë mbeten edhe dikasteret që do të mbajnë shqiptarët në këtë qeveri, në rast se ajo do të riformatohet.

Top Channel