
Rafael Nadal, numri 1 i botës në tennis, eliminohet nga turneu Australian Open.
Spanjolli, i cili ka vuajtur dëmtimin në këmbën e majtë, është frenuar nga bashkombasi i tij, David Ferrer. Ky i fundit fitoi 3 setet me rezultatin 6-4, 6-2, 6-3. Në fundin e setit të tretë, Nadal ka kërkuar pushim për tu mjekuar, por më pas vendosi të vazhdonte në atë gjendje sfidën përballë 28-vjeçarit nga Valencia.
“Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Nadal, i cili u tregua një xhentilmen. Nuk është normale t’i fitosh tre setet një kampioni siç është Rafa”, ka deklaruar pas ndeshjes Ferrer.
Nadal eleminohet për herë të dytë rradhazi në çerekfinalet e turneut të Melburnit. Vitin e kaluar ai u mund nga Mërrej. Kjo humbje ndal serinë e 25 fitoreve rradhazi dhe dëshirën e Nadal për të fituar 4 turne Slam rradhazi.
Në gjysëmfinale David Ferrer do të përballet me Endi Mërrej. i cili është kualifikuar falë fitores 3-1 me sete ndaj ukrainasit Aleksandër Dolgopolov.
Top Channel