Asambleja Parlamentare e KiE ka miratuar sot, një ditë pas miratimit të raportit të Dick Marty, tre rezoluta që kanë të bëjnë me vendet e ish-Jugosllavisë.

Sipas mediave kosovare, rezolutat janë, e para për mbrojtjen e dëshmitarëve të krimeve të luftës, e dyta për bashkëpunimin me gjykatën e Hagës dhe e treta për pajtimin dhe dialogun mes etnive të ndryshme në territorin e ish-Federatës.

Një nga këto rezoluta është miratuar në bazë të raportit të parlamentarit Jean Charles Gardetto, i cili ka vlerësuar se Kosova është vendi me pozitën më negative përsa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve.

Rezoluta që ka të bëjë me këtë cështje kërkon nga Kosova që të marrë seriozisht mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të krijojë bazën ligjore për një gjë të tillë.

Top Channel