Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ka deklaruar se faktori ndërkombëtar nuk duhet ta vendosë Serbinë para dilemës “BE-në ose Kosovën”.

Në një intervistë për të përjavshmen austriake “Profil”, Jeremic ka paralajmëruar se parashtrimi i një dileme të tillë do të kishte pasoja për Ballkanin.

“Nuk them se mund të ndodhin konflikte të reja, por po të na vendosnin përpara një zgjedhjeje të tillë, atëherë do të bllokohej procesi i paqes”, ka pohuar Jeremic.

Shefi i diplomacisë serbe ka shtuar se marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit perëndimor që pas shpërbërjes së Jugosllavisë s’kanë qenë më të mira sesa sot.

Top Channel