Harrison Ford shet shtëpinë
26/01/2011 11:20
Ju pëlqen New York-u? Kërkon të blesh një shtëpi atje? Ke 16 milionë euro?
Ky mund të jetë shansi juaj sepse Harrison Ford dhe bashkëshortja e tij, Calista Flockhart, shesin shtëpinë që kanë në lagjen Chelsea pikërisht për 16 milionë euro.
Cifti, i cili është martuar në qershorin e vitit të kaluar, panë se harxhimet prej 15 mijë dollarësh në muaj nuk i përballojnë dot dhe e kanë nxjerrë në shitje apartamentin.
Apartamenti në fjalë është 800 m².
Sipas ‘New York Post’, çifti po kërkon një shtëpi tjetër në Los Angeles.
Shtëpitë e tyre të tjera ndodhen në Kaliforni dhe Wyoming.
Top Channel